Kurti e рrezanton ѕi aderim Adriana Matоѕhin: О ЅА МIRË!


Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ka prezantuar si aderim në parti aktoren Adriana Matoshi.

Aktorja e cila do të jetë pjesë e listes zgjedhore të VV-së do të provojë veten për herë të parë në politikë.

“O sa mirë!
Adriana Matoshi u anëtarësua mbrëmë në VETËVENDOSJE! Adriana është një ndër aktoret më të mira shqiptare dhe ndër më të kërkuarat në zejen e filmit në vend. Ajo ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Arteve, në klasën e profesor Faruk Begollit.

Disa nga çmimet e shumta kombëtare e ndërkombëtare që ka fituar janë: çmimi “Aktorja më e mirë” për rolin e saj në filmin “Kthimi” të regjisores Blerta Zeqiri, në Brazil, Valencia të Spanjës si edhe në Paris, çmimi “Aktorja më e mirë” për rolin e saj në filmin “Zana” në Berlin dhe në New Jork është shpërblyer edhe për rolin e saj në filmin “T’padashtun”. Përkundër roleve të saj në film, ajo ka luajtur edhe në shumë shfaqje teatrale si “Mësimi”, “Kumbara”, “Dejzilend”, “Shtëpia e Berndarda Albës”, “Këmisha e gjakut”, “Tudje srce”, “Romeo and Juliet”, etj. Adriana është anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit dhe ka qenë drejtoreshë e Teatrit të Gjilanit në vitin 2007 dhe po ashtu edhe kryetare e bordit drejtues të këtij teatri.

Ajo ka luajtur shumë role gjatë karrierës së saj, mirëpo roli më i rëndësishëm vazhdon të jetë ai i gruas aktiviste. Adriana Matoshi është në mesin e 41 grave në listën tonë të referendumit për deputete të ardhshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, shkruan Kurti në njoftim./Indeksonline/