PIas sherri në familje/ Gruaja i vendos fëmijës emrin e ish të dashurit, burri…


Asnjëherë nuk do të jetë e lehtë, kur bëhet fjalë për emrat e fëmijëve.
Por gjëja e rëndësishme është që një vendim i përbashkët do të merret gjithmonë midis nënës dhe babait.

Megjithatë, një çift pati pr0bleme kur gruaja vendosi t’i vinte që djalit t’i vinte emrin e ish-partnerit të saj.

Ai tregoi se si çifti kishte rënë dakord për disa emra, por mbeti i tr0nditur kur erdhi puna për të nënshkruar certifikatën e lindjes.

Burri zbuloi se si kuptoi që partnerja i vuri emrin e ish-të dashurit djalit të tyre.

Pas katër vjet lidhje, çifti mirëpritën fëmijën e tyre të parë dhe kishin vështirësi të arrinin në një vendim përfundimtar për emrin.

Vetëm kur vështroi certifikatën e lindjes, burri vuri re emrin e ish- partnerit të së dashurës së tij.

Burri tha se nuk kishte pranuar të nënshkruante certifikatën për emrin derisa partnerja e tij të vendoste emrin që kishin rënë dakord.

“Unë i thashë asaj se nuk po nënshkruaj certifikatën derisa ta ndryshojmë emrin përsëri në atë që kemi rënë dakord. Kjo shkaktoi pak gr-indje me të dhe tani ajo po refuzon të flasë me mua derisa të nënshkruaj certifikatën dhe të pajtohem me emrin”.

Tani burri është dyshues për djalin e tij dhe dëshiron një test atësie për t’u siguruar që është ai babai i tij.

Ai shtoi: “Tani jam rrënuar me dyshime dhe po pyes veten nëse duhet të bëj një test atësie apo ajo është akoma e dashuruar me të?”