“Ti më the të dalim çift nga рrogrami”, Anëѕ i nxjerrin të раlarat në ѕhеѕh


Arbri ka habitur sot në “PërPuthen”, ndërsa deklaroi se Ana i ka thënë se kërkon të dalë nga emisioni çift me të.

Ai tha se një deklaratë të tillë, Ana ja kishte bërë kur ishin të ftuar në “Shiko kush luan”, në momentin që po vallëzonin bashkë. E madje ai shtoi se po të njëjtën gjë ja kishte kërkuar edhe pas emisionit, kur Arbri po e shoqëronte në shtëpi me makinën e tij.

Ana nuk e pranoi një gjë të tillë, ndërsa iu përgjigj ashpër Arbrit, duke i thënë “të të vij turp”.

Sipas Arbrit, Ana “po kërkon vetëm të tërheqë vëmendje”.

Debati:

Arbri: Më ke thënë “kam siguri, dua siguri nga ana jote, dua të dal çift me ty”

Ana: Je i sigurt që t’i kam thënë unë këto fjalë?

Arbri: Po mi ke thënë

Ana: Të të vijë turp

Arbri: Nuk më vjen turp fare

Ana: I nxjerr këto se unë nuk të zgjodh aty?

Arbri: Mohoje po të duash, ku dolëm në kërcim kur ishim te Luana Vjollca, çfarë më ke thënë në vesh?

Ana: Unë nuk mohoj diçka që nuk kam thënë

Arbri: Nuk të le të më përdorësh. në kërcim, ajo mu afrua dhe më tha “dua të dal çift me ty, ti a e pranon?”. Unë i thash që do vazhdojmë takimet. M atha dhe kur e shoqërova për në shtëpi me makinë.

Ana: Kur meshkujt nuk marrin atë gjë që duan… nuk e kam thënë. Unë i kam thënë që “mua më pëlqen që kemi kimi bashkë”, por kur unë e lash dhe nuk e zgjodha në takim, po prisja një shenjë xhelozie

Arbri: E ke bërë për të tërhequr vëmendje

Ana: Unë nuk kam nevojë të bëj asgjë për të tërhequr vëmendje