




Në emisionin “Rudina” në Tv Klan është folur për një ngj arje të rëndë, ndarjen nga jeta në mënyrë tr agjike, në një moshë fare të re të një mjeke shqiptare, e cila kishte nisur karrierën në Gjermani ( prej 3 vitesh) . Eni Doko 34-vjeçe u nda nga jeta në mënyrë të para kohshme dhe lajmin e ka bërë të ditur pikërisht kryetarja e Federatës së mjekëve shqiptare në Europë, Aurora Dollenberg, e cila është edhe kolegia dhe mikesha e saj.
Eni Doko kishte studiuar për Mjekësi në Universitetin e Tiranës, më pas kishte punuar pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë ndërsa prej disa kohësh e ushtronte profesionin si mjeke spe cialiste psik iatre në Osnabrück, Germany. Gjithashtu ishte diplomuar si mjeke tranfuziologe.




Sipas lajmit nga policia e Oldenburg, Gjermani, Eni Doko, 34-vjeçare nga Bad Zëischenahn, pësoi një ak sidenti të rëndë javën e kaluar. Në një lidhje në Skype kryetarja e Federatës së mjekëve shqiptarë në Europë ka folur më gjatë për këtë ngj arje dhe shpreh trishtimin e madh për këtë hu mbje.
Aurora Dollenberg: Eni kohët e fundit ka qenë shumë e angazhuar që gjithë këtë krizë që ka pushtuar Gjermaninë përsa i përket mbylljes së spitaleve, urgjencat janë pothuajse të mb yllura sepse nuk kemi më kapacitete dhe Eni ka shkuar nga një spital në tjetrin vazhdimisht. Nga Qendra Universitare duke shkuar tek drejt vendit të banimit dhe aty në autostradë në nxitimin dhe dëshirën e madhe siç e njoh unë Enin, për të ndihmuar dhe për të qenë gjithmonë korrekte me oraret dhe punën e saktë, ajo ka pësuar një ak sident. Ajo ka drejtuar vetë makinën dhe është përfshirë me një aks ident të shkaktuar nga të tjerët dhe aty ka hu mbur në mënyrë të menjëhershme edhe jetën.




Aurora Dollenberg ka treguar se familja e Enit ka ardhur direkt pas ak sidentit në Gjermani dhe ka marrë trupin e saj për ta dërguar drejt Shqipërisë. /tvklan.al